Nis testimi vjetor i përgatitjes fizike të punonjësve operativë të FSPD-së/ 22 nëntor 2021

Në zbatim të programit vjetor të trajnimeve (testimit fizik të punonjësve operativë të FSPD), ka nisur sot realizimi i këtyre testimeve në ambientet e Komandës së Forcës Detare në Plepa.

Nën kujdesin e zv.Drejtori Operativ, z. Karafil Sula, Shefit të Stervitjes, z. Haxhi Ballgjini dhe garantimin e logjistikës nga magazinieri, z. Maliq Kulla, dy grupet e para që kanë nisur siparin e këtij testimi kanë qenë grupi i drejtuar nga shefi turnit, z. Skënder Plaku dhe grupi i drejtuar nga shefi turnit, z. Iljaz Xhaja.

Programi është i hartuar për të vijuar përgjatë gjithë javës në vijim, sipas rregullores, nën asistencen e ambulancës dhe ekipit të ndihmës së shpejtë dhe duke u përshtatur dhe me kushtet e motit.
(foto nga dita e parë e testimit të punonjësve operativ të FSPD-së pranë APD-së)