Një delegacion i KFOR-it zhvilloi mesditën e së martës vizitë njohëse në Portin e Durrësit

Një delegacion i KFOR-it zhvilloi mesditën e së martë vizitë njohëse në Portin e Durrësit, vizitë kjo e kryer në bazë të bashkëpunimit të Republikës së Shqipërisë me KFOR

Qëllimi i vizitës ishte njohja e kapaciteteve të Portit të Durrësit si dhe vazhdimin e mbajtjes së kontakteve me autoritetet e tij.Delegacioni kryesohej nga Kapiten Tadeusz Lugowski, Pergjegjës i Sektorit të Kontrollit të Lëvizjes, KFOR

Pas prezantimit të bërë nga ana e përfaqësuesve të Autoritetit Portual Durrës në ambientet e këtij institucioni, të pranishmit vizituan dhe sallën operative të Forcës së Sigurisë Portuale Durrës. Delegacioni i pranishëm vlerësoi mirëadministrimin e territorit portual si dhe infratrukturën e sigurisë portuale

Nga pala Shqiptare:

1. N/Toger Merzo LENGO, Koordinator në Sektorin e Mbështetjes së Vendit Pritës.

Delegacioni i KFOR-it:

1. Kapiten Tadeusz LUGOWSKI,Përgjegjës i Kontrollit të Lëvizjes, JLSG.
2. Tetar Piotr MAJDANSKI,Koordinator i Kontrollit të Lëvizjes, JLSG.
3. Rreshter Laimonas SAVICKAS, Koordinator i Kontrollit të Lëvizjes, JLSG.

3
2
4