APD/ Moti i keq, anulohen përkohësisht lundrimet drejt Barit/ 17 nëntor 2023

Referuar parashikimeve të Kapitenerisë së Portit të Durrësit mbi situatën hidrometereologjike në Rajonin e Adriatikut, në orët në vijim pritet përkeqësim i motit:
Forca e erës 20-30 m/s,
Dallgëzimi në det të hapur 6-8 bft, me lartësi dallge deri 1.70-3.50 m.

Kompanitë e lundrimeve bëjnë të ditur se për pasojë janë pezulluar lundrimet e trageteve mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit (Itali) dhe anasjelltas.

Ndërkohë trageti i linjës Durrës-Ancona dhe anasjelltas do të vijojë lundrimin normalisht sipas parashikimit.