Njoftim/ Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë drejt Italisë/ 30 korrik 2021

🟢Duke filluar nga data 31 korrik 2021 shtetasit shqiptarë lejohen të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë për turizëm (duke bërë 5 ditë vetëkarantinim).

⬇️Ju lutem gjeni me poshtë kushtet që duhet të plotësoni:

🔹pasagjerët që janë vaksinuar me vaksinat e njohura nga EMA (Agjencia Evropiane e Barnave), konkretisht me Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Johnson & Johnson;
🔹nëse pasagjeri nuk është i vaksinuar ose nëse nuk ka një cikël të plotë vaksinimi, ai duhet të paraqesë rezultatin e një kontrolli biologjik virologjik (PCR) 72 orë para nisjes ose të ekzaminimit antigjenik të kryer në më pak se 48 orë para nisjes;
🔹fëmijët nën moshën 6 vjeç NUK kanë nevojë për test PCR;
🔹personat që qëndrojnë më pak se 120 orë në Itali për arsye TË VËRTETUARA pune, shëndeti ose emergjenca, nuk janë të detyruar të bëjnë karantinë;
🔹pasagjerët duhet të respektojnë karantinën 5 ditore në Itali në adresën e shkruar në formularin PLF (Passenger Locator Form);
🔹çdo pasagjer që lundron nga destinacionet e Italisë drejt Shqipërisë, duhet të plotësojë formularin e vetëdeklarimit;
🔹teksa plotësojnë formularin PLF, pasagjerët DUHET të zgjedhin: listën e vendeve “D”.

✔️Këto rregulla janë në fuqi deri më datë 30 gusht 2021.

Faleminderit për bashkëpunimin,

Autoriteti Portual Durrës


https://app.euplf.eu/?fbclid=IwAR3X2QRz9VLMTAoS5iZ65EV1BRvynpzNVaSr81w1Xym4-vlRdmpb1HHCbls#/