Ka përfunduar vizita 2-ditore portuale në Durrës e Grupit të Anijeve të Gatshme të NATOS (Standing NATO Maritime Group 2 SNMG2).
Bashkë me Fregatën Holandeze HNMLS EVERTSEN F-805 dhe Fregatën Kanadeze HMCS TORONTO F-333, të cilat mbërritën të shtunën në portin më të madh të vendit, në kalata u akostuan për 24 orë edhe dy anije ushtarake kroate Cetina dhe Kerka.
Kjo vizitë u zhvillua në kuadër të 10-vjetorit të antarësimit të Shqipërisë në NATO, si dhe forcimit të bashkëpunimit të vendeve antare.