Përkujtohet në dy vjetorin e ndarjes nga jeta, drejtuesi dhe detari i njohur Kapiten Hysni Aruçi / 11 Mars 2022

Në shenjë mirënjohje dhe nderimi të figurës dhe kontributit të Kapitenit Hysni Aruci, nga sot, Salla e Konferencave e Autoritetit Portual Durrës do të mbajë emrin e tij.

Zbulimi i pllakës përkujtimore u krye nga familjarët e kapitenit Aruçi, në prezencë të shumë kolegëve dhe miqve që u mblodhën me rastin e dy vjetorit të ndarjes së tij nga jeta.

Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme Detare, z. Pavlin Ndreu, shprehu vlerësimin maksimal për kontributin e veçantë që z. Aruçi dha gjatë karrierës së tij shumëvjeçare në detarinë shqiptare dhe veçanërisht si kreu i Autoritetit Shtetëror të Sigurisë Portuale.

Në kujtim të familjarit dhe detarit të shquar folën gjithashtu bashkëshortja e z.Aruçi, si dhe ish-kolegë dhe bashkëpunëtorë të tij.