-Në port përpunohen edhe tre anije, tetë të tjera në radë e në pritje-
Në portin e Durrësit që prej 24 orësh po shkarkohet anija tregtare “Er Maden”, e cila ka sjellë 3729 ton tuba që do të përdoren për ndërtimin e një ujësjellësi në Kosovë.
Tubat e madhësive të ndryshme po shkarkohen në kalatën 5, ku është ankoruar anija “Er Made” dhe më pas ata ngarkohen në kamjonë të specializuar, që i drejtohen Rrugës së Kombit për në Kosovë.
Në kalatat e portit sot po shkarkohen edhe tre anije të tjera tregtare me grurë, melaminë dhe fertilizues, 8085 mijë ton gjithsej.
Ndërkaq në radën portuale presin të hyjnë tre anije, përkatësisht “Alessia” me 11 mijë ton qymyr, “Emine Anne” me 1324 ton rrotativa llamarine dhe anija “Ibla”, që do të ngarkohet me 4800 paleta çimentoje. Gjatë 48 orëve të ardhshme pritet të mbërrijnë në port edhe 5 anije të tjera tregtare me afro 15 mijë ton mallra gjithsej.