Personazh/ Fatos Bajrami, prej 14 vitesh në Terminalin e Konteinerëve, si ka evoluar ky transport dhe roli i punonjësve operativ/ 11 dhjetor 2020

Fatos Bajramaj është një nga të paktët punonjës portualë që e njeh hollësisht historinë e Terminalit të Konteinerëve në portin e Durrësit, nëpërmjet punës së përditshme në terren. Ai tregon eksperiencën e tij në këtë sektor, e cila ka nisur 14 vite më oparë, bashkë me dy shokë që sot janë kolegë të tij. 

“Bashkë me dy shokë të tjerë, unë fillova punë në vitin 2006, kur Terminali kishte pak konteinerë dhe vetëm gjysmën e sheshit që ka sot” – tregon Fatosi.

Në molin 6 atëherë akostoheshin gjithsej 2 anije në javë, me 20 apo 30 konteinerë secila, por numri i anijeve u rrit vit pas viti, së bashku me atë mjeteve dhe të vinçave. 

Kjo mënyrë e re e transportit të mallrave, krijoi mundësinë e lundrimeve për eksport-importet, drejt porteve të Gioia Tauros (Itali) dhe Pireut (Greqi).

Fatosi thotë se 80 % e këtyre mallrave me konteinerë lëvizin nga/drejt këtyre dy porteve, por nuk mungojnë edhe destinacine të tjerë si Catania (Itali), Bar (Mali i Zi), etj.

Fatos Bajramaj,

aktualisht mban detyrën e përgjegjësit të turnit, ndërsa numri i punonjësve të Terminalit ka arritur në rreth 80. 

“Vetëm gjatë vitit 2019 në këtë Terminal janë përpunuar mbi 145 mijë konteinerë (TEU) me mallra, gjysma e të cilëve i drejtohen bizneseve në Shqipëri, ndërsa gjysma tjetër vijojnë rrugën automobilistike kryesisht drejt qyteteve të Kosovës dhe të Maqedonisë”– përfundon Fatos Bajramaj.