“Muzeu i ardhshëm Kombëtar i Detarisë duhet tëpërfshijë njëlloj si komponentet e Flotës Tregtare,ashtu edhe atë të Flotës Ushtarake detare”, propozon ish-Komandanti Robert Bali. Ai ka komanduar jo vetëm anijet ushtarake, por edhe Forcën Detare Shqiptare dhe propozon që ngritja e një muzeu të tillë është domosdoshmëri, dhe nëeksponatet e tij bashkë me përvojën e gjatë të marinarëve tanë, duhet të zerë vend edhe kontributi i detarëve nga Ulqini.
I pyetur për qytetin ku duhet instaluar muzeu i detarisë, ish-komandanti i Flotës Ushatrake nëvitin 1997, shprehet se Durrësi ka fondin më tëmadh të mjeteve lundruese të traditës së detarisëtregtare, si dhe të përvojës së krijuar në portin dhe kantierin më të madh të vendit.
Ndërkaq Vlora mbetet qyteti, që ka më shumëelementet të detarisë ushtarake si katra silurues, apo nëndetëse, etj, mjaft tërheqës për tu dëshmuar turistëve periudhën e “luftës së ftohtë” në brigjet shqiptare .
Komandanti Robert Bali e shikon territorin dhe godinën e Shkollës së Marinës në qytetin jugor bregdetar si hapësirën më të mirë për të ngritur Muzeun Kombëtar të Detarisë.
Më pas biseduam me ish-oficerin e Marinës ushtarake mbi operacionet e kërkim – shpëtimit në det ndër vite.
Sinjali SOS (Shpëtoni shpirtrat tanë) ka qenëthirrja së cilës nuk i është shmangur asnjë detar, duke filluar që nga lashtësia.
Marinarët e Flotës Tregtare në vite kanë ndryshuar gjithmonë kursin e lundrimit dhe kanë nxituar nëndihmë të jetëve njerëzore dhe të mjeteve nërrezik.
Komandanti Robert Bali, thotë se të njejtën gjëkanë bërë në çdo rast edhe marinarët e flotës ushtarake.
“Kjo është një traditë detare, e cila nuk u ndikua nga periudha e izolimit – thotë ushtaraku me përvojë.
Sipas tij, fatkeqsia nuk njeh ngjyrë dhe asistenca nga anijet ushtarake për mjetet lundruese të çdo lloji nuk ka munguar kurrë, megjithëse detarëve tëFlotës luftarake nuk u lehohej të ngjiteshin nëkuvertën e mjeteve të huaja.
Mbarimi i karburantit në det të hapur, shqetësimet shëndetsore të personelit, apo problemet teknike mund të bëheshin shkak për për një thirrje.
Njëlloj si sot në hapësirë detare ka zona qëshërbejnë si vende të mbrojtura për mjetet lundruese, siç është Kepi i Rodonit.
Kodi i ri Detar, i hartuar në fundin e viteve 1990, i ka përcaktuar saktësisht detyrat për dhënien e ndihmës së parë të kërkim – shpetimit në det.
Kush është Robert Bali?
Studimet e larta i ka kryer në Leningrad ( Shën Petërburg) në vitet 1958-1961. Me prishjen e marrëdhënieve shqiptaro-ruse, kthehet në Atdhe dhe studimet i vazhdon në vend deri në vitin 1963. Emërohet oficer në këtë vit dhe fillimisht ka qenë komandant kadri në Sazan. Në vitin 1965 transferohet në Durrës, ku sapo ishte krijuar baza ushtarake detare, e cila në atë kohë ishte flotilje e gjithanshme. Me ardhjen e katrave silurues nga Kina, u emërua komandant zveno (tresheje), ndërsa në kohën që në vend erdhën katrat e tipit të ri me krahë të nënujshëm në vitin 1977, emërohet shef i shtabit të skuadriljes. Në vitet 1978-1979 kryen kursin e lartë të marinës pranë Akademisë Detare në Vlorë. Në vitin 1979 bashkë me skuadriljen transferohet në vendbazimin e ri të Shëngjinit. Në vitet 1972-1974 shërben në grupin operativ të shtabit të përgjithshëm në Tiranë. Në mars 1974, me krijimin e Bazës Ushtarake Detare në Shëngjin, emërohet komandant i saj. Në vitet 1977-1979 kryen Akademinë Gjitharmëshe të Shtabit të Përgjithshëm, në vitin 1980 kursin e lartë të filozofisë dhe në gusht 1987 emërohet komandant i bazës së Durrësit deri në qershor 1992 kur doli në reformë. Në gusht 1997 rikthehet në detyrë si komandant i Forcës Detare në Durrës dhe këshilltar i Ministrit të Mbrojtjes derisa doli në pension.