Një delegacion nga ambasada e Norvegjisë në Prishtinë dhe Tiranë vizitoi sot paradite portin e Durrësit. Grupi i punonjësve të Ambasadës Norvegjeze, i kryesuar nga ambasadori Per Strand Sjaastad u prit nga Sonila Toska, zv. drejtore e përgjithshme ekzekutive e APD.
Në prezantimin e portit më të madh të vendit specialistët e sektorit të Promocionit në APD prezantuan kapacitetet, zhvillimet aktuale dhe projektet që po zbatohen në hapësirën portuale. Ambasadori Per Strand Sjaastad pasi vlerësoi mikpritjen tha se bashkëpunimi me portin e Durrësit, ka marrë udhë edhe mes projektit që tashmë Norvegjia po financon “Industria detare – një sektor i ri në rritje në Shqipëri”. Të pranishmit kërkuan të dijnë më shumë për investimin në thellimin e portit, si dhe për projektet që synojnë rritjen e kapaciteteve të portit në të ardhmen