5 skuadra punëtorësh të kompanive stivadore dhe 10 elektrovinça kanë nisur sot paradite përpunimin e gjashtë anijeve tregtare me 17.510 ton mallra në kalatat e portit të Durrësit.
Pas reshjeve të dendura të së martës, që ndikuan në pezullimin disaorësh të proçesit të përpunimit, sot puna ka nisur normalisht në të gjitha kalatat.
Nga Qendra e Informacionit bëhet me dije se në pesë anijet e ankoruara në kalatat 1, 2, 4 po përpunohen 14.860 ton mallra të ndryshme importi, si superfosfat, grurë dhe hekur, ndërsa në kalatën 10 vetëm anija “Edro IV” po ngarkon 2650 ton çimento për eksport.
Ndërkaq dy tragetet e linjës Bari – Durrës kanë mbërritur në Terminalin përkatës sot rreth orës 8.00.