Porti Durrës/ 262 mijë udhëtarë dhe 642 mijë tonë mallra me tragete në 10 muaj/ 25 nëntor 2020

Pavarësisht kufizimeve nga pandemia për lëvizjen e udhëtarëve, tragetet e linjave Durrës-Bari/Ankona, kanë vijuar lundrimet e tyre në funksion të transportit të mallrave dhe lëvizjes së pjesshme për udhëtarët.

Çdo ditë, në portin më të madh të vendit, akostohen 2-3 tragete të linjës, të cilët ngarkojnë dhe shkarkojnë trailerë dhe kamionë me mallra të ndryshme.

Rreth 628 lundrime vajtje-ardhje Durrës -Bari dhe Durrës-Ankona, kanë kryer tragetet në këto 10 muaj, duke transportuar mbi 262 mijë udhëtarë dhe 64 mijë tonë mallra.

Këto lundrime janë shfrytëzuar nga 50,593 kamionë dhe 3, 719 trailerë me mallra të ndryshme import-eksporti.