Porti i Durrësit dhe ai i Vlorës, marrëveshje bashkëpunimi për përballimin e efekteve të pandemisë/ 29 korrik 2020

Autoriteti Portual Durrës dhe Porti Detar Vlorë, do të përballojnë së bashku pasojat e shkaktuara nga pandemia e COVID-19.

Nëpërmjet një marrëveshje bashkëpunimi të nënshkruar ditën e sotme mes kreut të APD-së, Pirro Vengu dhe Drejtorit të Portit të Vlorës, Admir Malaj, në prani edhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë Detare, Paulin Ndreu, ku parashikohet ndihmë reciproke mes dy porteve kryesore të vendit tonë.