Rreth 2, 404 tonë hekur, kanë nisur të shkarkohen që prej ditës së hënë nga anija tregtare“NS Helse ”, ndërsa në pritje janë dhe 1, 450 tonë të tjera profile hekuri që do të shkarkohen nga anija “Frojdi II”.
Në Terminalin Lindor, në anijen “Seaven Luck” po ngarkohen 6,300 tonë çimento për eksport të prodhuar në vendin tonë.
Në të njejtin Terminal, janë shkarkuar anijet “Farah Princess” me 3,758 tonë skrap dhe “NS Helse” me 2,404 tonë hekur.
Në molin nr. 6 është përpunuar anija “Dance” me 184 konteinerë gjithsej.
Në Dispeçerinë e APD, mësohet gjithashtu se gjatë orëve të ardhshme në portin më të madh të vendit, priten edhe 2 anije të tjera me mallra.