Porti i Durrësit gjatë vitit 2020, ka shkëmbyer mallra me anije me 100 porte në pesë kontinente të botës.
Anijet tregtare kanë lundruar nga / drejt 27 vendeve, por më shumë drejt Turqisë, në 18 porte gjithsej, si dhe drejt Italisë, në 15 porte të vendit fqinj.
Nga të dhënat statistikore të APD-së, mësohet gjithashtu se; në volumin e mallrave të import – eksportit për vitin që lamë pas, vendin e parë e zë Italia me 1 milion e 678 mijë tonë gjithsej. Në vendin e dytë dhe të tretë renditen; Greqia dhe Rusia, përkatësisht me 588 mijë tonë dhe 334 mijë tonë. Turqia, Libia, Kroacia, SHBA, Spanja, Sllovenia dhe Malta janë vendet në vazhdim, të cilat kanë shkëmbyer mallra nëpërmjet portit të Durrësit.
Sipas Sektorit të Statistikave, gjatë vitit 2020, numri i përgjithshëm i vendeve nga ku janë nisur dhe kanë mbërritur mallra nga Durrësi arrin në 27 gjithsej.
1. Italia- 1 milionë e 678 mijë tonë mallra
2. Greqia – 588 mijë tonë mallra
3. Rusia- 334 mijë tonë mallra