Sot paradite, trageti “Rigel VII” i linjës Bari- Durrës është akostuar në Terminalin e udhëtarëve rreth orës 08:20, ndërsa sipas të dhënave të Dispeçerisë së APD-së, sapo mbërriti edhe trageti i së njejtës linjë “AF Aurelia”.
Moti i keq dhe deti i trazuar, nuk kanë krijuar pengesa të mëdha në lundrimin e trageteve edhe në linjën Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona.
Tragetet “AF Marina” dhe “AF Claudia” janë nisur sipas orarit të parashikuar, përkatësisht drejt Barit dhe Ankonës mbrëmjen e kaluar, ndërsa trageti “Bari”, ka patur një vonesë prej disa orësh në nisje dhe e ka lënë portin e Durrësit drejt Barit sot rreth orës 07:00.
Në radën portuale, aktualisht ndodhen tre anije me çimento, hekur dhe skrap, të cilat pritet të fillojnë përpunimin në orët e ardhshme.
Sipas parashikimeve sinoptike, në ditët e ardhshme pritet mot i keq me reshje shiu dhe det të trazuar.