Porti i Durrësit, stacion i rëndësishëm për Gazsjellësin TAP

Porti i Durrësit vijon të jetë një stacion i rëndësishëm për realizimin e Gazsjellësit Trans-Adriatik Pipeline (TAP), projekti i të cilit ka hyrë në fazën e shtrimit të tubacioneve në det.

Thuajse të gjitha mjetet lundruese që po punojnë në këtë proçes, janë ankoruar që prej katër muajsh herë pas here në kalatat e portit më të madh të vendit.

Anije të tipit apdrkiator, dragë thelluese apo ponton kanë lundruar drejt Durrësit apo brigjeve në jug të vendit tonë në mbështetje të këtij projekti të rëndësishëm në pjesën nënujore që lidh brigjet e Shqipërisë me ato të Italisë jugore.

Që nga muaji prill i vitit 2016 në kalatat e portit të Durrësit janë shkarkuar dhjetra makineri dhe pajisje, si dhe mbi 130 mijë ton tubacione, të cilat u shtruan kryesisht në territorin shqiptar ku kalonte gjurma e Gazjellësit.