Sot patëm kënaqësinë të prisnim në Portin e Durrësit Gjeneral Majorin Joseph Jarrard, Zv. Komandant i Ushtrisë së SHBA-ve për Europën, i shoqëruar nga Gjeneral Major Bajram Begaj, Komandanti i Forcës Detare, Gjeneral Brigade, Ilir Xhepexhia dhe Drejtues të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Qëllimi i vizitës ishte njohja nga afër i venddislokimit në Portin e Durrësit i trupave ushtarake, për stërvitjen “Defender – Europe 2021”.
Porti i Durrësit është përcaktuar të jetë vendi kryesor i veprimtarisë së trupave në kuadër të stervitjes më të madhe ushtarake të forcave aleate nën udhëheqjen e SHBA-ve, në Shqipëri.
Gjeneral-Major Jarrard, u prit nga Drejtori i Forcës së Sigurisë në APD, Kapiten Alfred Velaj, i cili i njohu të pranishmit me vendin e pritjes së trupave ushtarake si dhe me hapësirat e dedikuar logjistike që do të vendosjen në dispozicion të forcave aleate përgjatë gjithë stërvitjes.