369 konteinerë po përpunohen sot nga anija “Luebeck”, e cila mbërriti dje pasdite në portin e Durrësit.
Burimet nga Qendra e Informacionit, bënë të ditur gjithashtu se anija me gjatësi 154 metra ka lundruar nga porti i Gioia Tauros (Itali) drejt portit më të madh të vendit tonë.
Gjatë periudhës janar – prill të këtij viti në Terminalin përkatës janë përpunuar 48 anije me 38,325 kontejnerë (TEU) gjithsej – u shprehën burimet.
Të premten paradite, në Terminalin Perëndimor po përpunohen dy anije me lidhje hekuri, me një sasi të përgjithshme prej rreth 5 mijë t.
Qendra e Informacionit në APD njofton gjithashtu se ditët e ardhshme në portin e Durrësit priten pesë anije me mallra të ndryshme, si lidhje hekuri, plehra bujqësore, çimento, vaj ushqimor, etj.