100 Zyra konteinerike të prodhuara në Kosovë, po ngarkohen sot në anijen “Unistream”, që do të vijojë lundrimin drejt njërit prej vendeve të kontinentit afrikan.
Konteinerët e specializuar të prodhuar në Prishtinë për Kombet e Bashkuara, do të transportohen me anije drejt portit të Mombasas (Kenia), për të vijuar më pas udhëtimin drejt destinacionit të fundit në Ugandë.
Nga të dhënat e Agjencisë mësohet se, Zyrat konteinerike që mbërritën tranzit javët e fundit nga Kosova, janë vendosur në sheshin pas molit nr 5 të Terminalit Perëndimor. Që nga paraditja e së premtes ato po ngarkohen në anijen “Unistram”.
Nga sektori i Statistikave në APD, mësohet se gjatë vitit që lamë pas, në Terminalin Lindor dhe atë Perëndimor janë përpunuar 148,642 tonë mallra si; llamarine, xhama, hekur ndërtimi, çimento, gurë mermeri, qymyr, etj, që të gjitha me drejtim Kosovën.