Prill 2017: në Terminalin lindor janë përpunuar 9 anije me 75 mijë ton mallra

Që nga fillimi i muajit prill në Terminalin lindor janë përpunuar 9 anije, me 75 mijë ton mallra të ndryshme. Ndërkaq vazhdon përpunimi i dy anijeve, si dhe pritet të ankorohen në kalatat 10 dhe 11 edhe tre anije të tjera.

Në Qendrën e Informacionit të APD, mësohet se sasia e mallrave të përpunuar brenda këtij muaji në Terminalin ku përpunohen mallra rinfuzo parashikohet të arrijë në 100 mijë ton gjithsej.

Sipas specialistëve, në Terminalin lindor janë shkarkuar brenda këtij muaji mallra të ndryshme importi si qymyr, tuba çeliku dhe skrap, ndërsa janë ngarkuar për eksport çimento dhe krom.

Para disa ditësh anija “Corrientes” u ngarkua me 19.500 ton krom. Aktualisht në Terminalin lindor po shkarkohen 4302 ton tuba çeliku dhe

dhe po ngarkohen 2.650 ton çimento. Këto ditë do të nisë përpunimi i tre anijeve me mbi 12 mijë ton skrap.