Projekti LASTING/ Mbahet takimi i radhës në Durrës, në fokus strategjia e integruar e transportit të pasagjerëve në rrugë detare/ 26 qershor 2023

Partnerët dhe ekspertët e projektit LASTING kanë zhvilluar në Durrës një seminar, ku ndanë rezultatet dhe idetë afatmesme , në funksion të procesit të ardhshëm të hartimit të udhëzimeve për një strategji të integruar të transportit të pasagjerëve në rajonin e Adriatikut të Poshtem.
Ky event i rëndësishëm i hap udhë punimeve të Samitit të I-rë Transnacional të Adriatikut të Poshtem që do të mbahet në shtator në Bari, një rast i mire për të paraqitur udhëzime drejt një strategjie të përbashkët të transportit të pasagjerëve.
Të pranishmit në këtë event ishin partnerët nga Portet e Rajonit të Adriatikut, si ai i Barit(Itali), Bar(Mali i Zi), Porti i Durrësit, Agjencia Strategjike për Rajonin e Pulias(ASSET), CDI, etj.