Shtatë qytete – port evropiane janë përfshirë kohët e fundit në Projektin LOCATIONS: ”Low Carbon Transport in Cruise Destination Cities”.
Partneriteti në zhvillimin e këtij Projekti numëron mbi 20 organizata dhe institucione nga Italia, Kroacia, Spanja, Portugalia, dhe Shqipëria, mes të cilave Instituti i Transportit dhe Autoriteti Portual Durrës, ndërsa Bashkia e Durrësit është një nga partnerët mbështetës të tij.
Takimi i parë përurues i projektit LOCATIONS, me temë “Turizmi me Kroçera dhe ndikimet e tij në mjedisin urban” u mbajt nga 13-15 Dhjetor 2016 në Trieste, Itali.
Shtatë qytetet port të Evropës: Lisbona, Malaga, Zadari, Rijeka, Ravena, Durrësi dhe Trieste – kanë bashkuar forcat për të përmirësuar logjistikën në lidhje me lundrimin dhe planifikimin e transportit.
Projekti LOCATIONS, financuar përmes Fondit Evropian të Zhvillimit Rajonal, është koordinuar nga AREA Science Park of Trieste dhe zhvilluar në Rajonin e Friuli-t në Venezia, në bashkëpunim me Autoritetin Portual Trieste, si dhe me mbështetjen e qytetit të Triestes dhe Autoritetit Rajonal Giulia Friuli Venezia.
Ky Projekt mbështet autoritetet vendase në zhvillimin e planeve për uljen e nivelit të karbonit; si dhe duke marrë masa të veçanta mbi trajnimin dhe optimizimin e lundrimit të udhëtarëve, mallrave dhe rrjedhshmërisë së shërbimeve