Rada portuale sot paradite: 6 anije me afro 31 mijë ton mallra import-eksport

Të hënën paradite në radën portuale të Durrësit presin radhën e përpunimit 6 anije tregtare me afro 31 mijë ton mallra të ndryshme.

Anijet “Sirios Cement 1” dhe “Vela 1” do të ngarkohen në kalatën 10 me përkatësisht 12.500 dhe 2650 ton çimento për eksport.

Nga Qendra e Informacionit në APD mësohet se anijet e tjera do të ankorohen në 1, 5 dhe 11.

Ato do të sjellin 5301 ton grurë, 3750 ton skrap dhe 4200 ton superfosfat.

Gjatë fundjavës në kalatat e portit u përpunuan 6 anije të tjera me melaminë, grurë, skrap dhe ure’ rifuxho.

Në përpunimin e katër anijeve të ankoruara në Terminalin e Mallrave Gjenerale u përfshinë 4 skuadra punonjësish stivadorë dhe 8 elektrovinxha.