REAGIM/ APD: Zero tolerancë ndaj shkeljes dhe cenimit të sigurisë portuale!

Mbrëmjen e kaluar Specialistët e qarkullimit rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës, në vijim të punës për ndëshkimin e drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasin:

A. Ll., 39 vjeç, banues në Qerret, Durrës.

Ky shtetas, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, duke drejtuar  në gjendje të dehur mjetin tip “Land Rover”, në P. K. K., Durrës, nuk i ka ndaluar shërbimit të sigurisë portuale duke dëmtuar traun e hyrjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Kundërshtim i punonjësit që kryen detyrë shtetërore” dhe “Shkatërrim prone”.

Autoriteti Portual Durrës u bën thirrje të gjithë përdoruesve të Portit që të respektojnë dhe zbatojë me rigorozitet rregullat e sigurisë dhe regjimin e lejeve të hyrje-daljeve. Porti i Durrësit është një aset kombëtar i rëndësisë së veçantë. Askush dhe asnjë nuk do të tolerohet të shkelë ligjin apo të mos respektojë punonjësit tanë në ushtrimin e detyrës!
Zero tolerancë ndaj shkeljes dhe cenimit të sigurisë portuale!
Rritja e parametrave të sigurisë brenda territorit të Portit është objektivi ynë i përditshëm!
Mirënjohje për reagimin e menjëhershëm të policies së Durrësit në ngjarjen e një nate më parë regjistruar në hyrje të Portës nr.2.