Reshje shiu, ndërpritet pjesërisht përpunimi i anijeve në port

Moti i keq me temperatura të ulta dhe reshjet e shiut që nisën në orët e para të dites sollën të mërkurën ndërprerjen e pjesëshme të punës për përpunimin e disa anijeve tregtare të ankoruara në portin e Durrësit.

Anija Ozgun me 2881 ton ure’ që ndodhet në kalatën 2 dhe Rasul RZA me 4066 ton grurë kanë mbyllur hambarët rreth orës 10.00 për shkak të reshjeve të vazhdueshme të shiut.

Ndërkaq, në kalatat 6 dhe 10 përpunimi i anijeve ka vijuar normalisht, pavarsisht reshjeve. Nga anija Max Value po shkarkohen 266 kontejnerë, ndërsa në Terminalin lindor anija Atlantic Poëer po shkarkon 4302 ton tubacione çeliku, dhe në anijen Edro IV po ngarkohen 2650 ton çimento për eksport.

Sipas të dhënave meteo, reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë pasdites, duke krijuar vështirësi për rikthimin e normalitetit edhe për anijet e kalatave 2 dhe 4.