Rikthehen kroçerat në Portin e Durrësit, “La Belle Dell’Adriatique” sjell turistët e parë për këtë vit/ 1 shtator 2020

Nesër portin e Durrësit pritet të akostohet kroçera e parë e këtij viti, e cila do të sjellë 44 turistë francezë. 

“La Belle Dell’Adriatique”, e cila që prej disa vitesh është bërë pjesë e guidave turistike detare drejt Durrësit pritet të mbërrijë rreth orës 7,30 në qendër të portit mëtë madh të vendit. Anija turistike me gjatësi 110 metër do të akostohet në molin 5 të portit.

Turistët e organizuar në grupe dhe nën kujdesin e operatorëve turistikë do të vijojnë më pas me automjete drejt qyteteve të Krujës, Beratit dhe Tiranës, ku do të vizitojnë qendrat historike dhe muzeale. Një pjesë e tyre parashikohet të  qëndrojnë në Durrës për të vizituar Muzeun Arkeologjik të qytetit si dhe Amfiteatrin antik.

Autoriteti Portual Durrës ka marrë të gjitha masat përzbatimin e protokolleve shëndetësore si dhe ka krijuar të gjitha kushtet për sigurinë edhe lëvizjen e turistëve në territorin portual.

Foto arkiv