Sezoni veror 2015, Qendër Ambulatore në Terminalin e trageteve

Udhëtarët që kanë shfrytëzuar tragetet e linjave të Durrësit kanë patur në dispozicion edhe shërbimin shëndetsor nga Qendra Ambuatore pranë Terminalit të Udhëtarëve.

Shërbimi 24-orësh me 2 mjekë, 4 ndihmës-mjekë dhe dy drejtues të autoambulancës është ofruar si çdo vit nga Autoriteti Portual Durrës. Gjatë të njëjtës kohë ka vijuar normalisht edhe shërbimi në Qendrën epidemiologjike në portin e Durrësit.

Gjatë muajve korrik-gusht në Terminalin e trageteve mbërrijnë apo largohen afro 350 mijë udhëtarë gjithsej dhe personeli mjeksor ka dhënë ndihmë shëndetsore mesatarisht për 3-4 udhëtarë në ditë.

Shumica ka marrë kujdesin dhe mjekimin shëndetsor në Qendrën ambulatore, ndërsa në disa raste ata janë përcjellë me autoambulancën e APD drejt Urgjencës së Spitalit Rajonal të Durrësit. Problematikat shëndetsore kanë qenë përgjithësisht ato të tensionit arterial në udhëtarët e moshuar, gjendje të fikti, raste dehidratimi, etj.

Krahasuar me vitet e kaluara, numri i rasteve problematike ka qenë më i vogël, edhe për shkak të ritmikës së lundrimit të trageteve në portet respektive.