Shpallje vendi vakant për punonjës sigurie, në Drejtorinë e Forcës së Sigurisë Portuale Durrës

Mbështetur në Ligjin nr. 9130, datë 08.09.2003 “Për Autoritetin Portual”, Neni 20, Neni 41; VKM nr. 596, datë 10.09.2004 “Për Miratimin e Statusit të Autoritetit Portual dhe për Riorganizimin e tij” Neni 14, Neni 18; Ligji nr. 168/2013, datë 31.10.2013 “Për Sigurinë në Anije dhe Porte”, Neni 34; Udhezimit Nr. 7 datë 11.06.2015 të Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave të përzgjedhjes së punonjësve të Forcës së Sigurisë në Portet Detare të Republikës së Shqipërisë”, Kreu V, Neni 9 Pika 2 dhe Neni 14; Urdhëri nr. 85, datë 11.06.2015 “Për Miratimin e Rregullores për Forcimin e Sigurisë në Anije dhe në Portet e Hapura të Republikes së Shqipërisë”,  Ju njoftojmë:   

     Shpalljen e 1 (një) vendi vakant për punonjës sigurie, në Drejtorinë e Fo r cës së Sigurisë Portuale Durrës.   

Kandidatët të cilët aplikojnë për të ushtruar detyrën e sipërpërmendur duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, Promocionit, Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit të Karrierës, dokumentacionin e kërkuar sipas Udhëzimit nr. 7, datë 11.06.2015 të Ministrit të Transporteve dhe Infrastrukturës “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave të përzgjedhjes së punonjësve të Forcës së Sigurisë në Portet Detare të Republikës së Shqipërisë, deri më datë 06.12.2019.