Stafi i Autoritetit Portual Durrës, për herë të dytë brenda këtij viti, i bashkohet nismës për dhurimin vulnetar të gjakut/ 28 shtator 2021

“Dhuro gjak, shpëto një jetë!”.

Sot, për herë të dytë brenda vitit, stafi i Autoritetit Portual Durrës, nën kujdesin e Divizionit të Standarteve, Shëndetit dhe Emergjencave, si dhe në kuadër të nismës së Kryqit të Kuq Shqiptar, ka organizuar një seancë dhurimi gjaku vullnetar me sloganin “Dhuro gjak, shpëto një jetë!”.

Punonjësve vullnetarë të APD-së që u paraqitën, iu krye një intervistë, e cila konsistoi në mbledhjen e infomacionit lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore.

Gjithashtu, iu matën edhe parametrat si temperatura, tensioni arterial, niveli i hemoglobinës nëgjak, për t’u siguruar mbi gjendjen e mirë shëndetësoretë dhuruesit, para nisjes së këtij procesi.

Personat, të cilët dhuruan gjak vullnetarisht këtë herë, ishin të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës dhe i gjithë procesi u krye nën masa të rrepta higjieno-sanitare dhe në respektim të plotë të protokolleve anti Covid. 

Me ftesën se vullnetarizmi i stafit tonë do të shërbejë si një shembull i mirë në sensibilizim publik dhe dukenënvizuar se dhurimi i gjakut është një akt mbi të gjithahuman, urojmë që kjo nismë të shtrihet edhe nëinstitucione të tjera.