Mbi 336 mijë udhëtarë vendas dhe të huaj, kanë shfrytëzuar gjatë dy muajve të fundit tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim.
Numri i udhëtarëve nga/drejt Durrësit gjatë muajit gusht, ka qenë 2,2 herë më i lartë se sa në korrik të këtij viti.
Nga të dhënat statistikore të APD-së, në periudhën korrik – gusht 2021 tragetet kanë kryer 247 lundrime vajtje – ardhje gjithsej, me 87,889 autovetura në bord.
Bashkë me udhëtarët dhe autoveturat, tragetet gjatë këtyre dy muajve kanë transportuar 12,289 kamionë dhe trailerë me rreth 143 mijë tonë mallra të ndryshme gjithsej.