Statistika/ Rriten me 3% hyrje-daljet e pasagjerëve nëpërmjet Portit të Durrësit/ 18 dhjetor 2023

Rreth 770,000 pasagjerë dhe 265,000 automjete kanë udhëtuar nga/drejt Portit të Durrësit përgjatë 11 muajve të vitit 2023.

Referuar të dhënave zyrtare nga Autoriteti Portual Durrës,768,807 pasagjerë janë regjistruar përgjatë periudhës janar-nëntor ose në total 24,922 pasagjerë më shumë se 11 mujori i vitit paraardhës.

Ndërkohë, edhe transporti i automjeteve nëpërmjet trageteve ka reflektuar gjithashtu një rritje prej 18,373 automjetesh më shumë në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Tragetet gjatë periudhës Janar-Nëntor 2023 kanë kryer gjithsej 919 lundrime me linjat nga Porti i Durrësit drejt Barit, Ankonës dhe anasjelltas, duke kryer kështu 35 lundrime më shumë se e njejta periudhë e vitit 2022.

Po të njëjtat burime saktësojnë se ky 11 mujor reflekton një rritje në masën 3,3% sa i përket transportit të pasagjerëve me tragetenë raport krahasimor me janar-nëntorin e vitit të kaluar.

Ndërkohë që në prag të festave të fundvitit pritet edhe fillimi i sezonit të lartë, sa i përket fluksit të udhëtarëve nga Porti i Durrësit, i cili përgjatë muajit dhjetor është i përqëndruar nëhyrje. Fluksi progresiv sjell në javën në vijim edhe fillimin e lundrimeve të dyfishta (dopio corse) si dhe aplikimin e masave shtesë të shërbimeve në Terminalin e Trageteve të fokusuara kryesisht në rritjen e parametrave të sigurisë dhe shërbimeve që ofrohen nga subjektet private në sektorin e udhëtarëve.