Në ambientet e portit të Durrësit Drejtori i A.P.D-së z.Belortaja dhe Zv/Drejtori i Përgjithshëm z. Qirici, zhvilluan takimin me Përfaqësuesit e Zyrave të A.P.D- ës në Prishtinë dhe Shkup, si një mundësi për t`u njohur me situatën aktuale të importeve dhe eksporteve detare nga Kosovës dhe Maqedonisë.
Gjatë takimit Oliver Markoski (përfaqësues i Zyrës së Maqedonisë), bëri një prezantim të punës së deritanishme, sipas tij qëllimi kryesor i saj është “të shtrirjë në të ardhmen profesionalizmin, efiçencën dhe risitë e portit të Durrësit dhe të zgjerojë veprimtarinë e tij. “Jemi duke përpunuar një plan të ri i cili do të përfshijë disa etapa për vendosjen në efiçencë të zyrave tona në Prishtinë dhe Shkup për zgjerimin e mëtejshëm në Beograd dhe në të gjitha zonat përreth” u shpreh z. Markoski.
Z. Ragip Grainca (përfaqësues i zyrës së Kosovës) përveç të tjerave propozoi idenë e organizimeve
të “Forumeve Ndërvepruese”, në Prishtinë dhe në Shkup me qëllim njohjen e
mëtejshme të portit, zhvillimeve të fundit të saj dhe tërheqjen e subjekteve të interesuar për të ndërvepruar me portin e Durrësit.
Gjithashtu u dhanë disa propozime për rritjen e efikasitetit të punës dhe rritjen e kapaciteteve të përpunimeve me qëllim rritjen e konkurencës së portit të Durrësit me portet e ballkanit i cili favorizohet nga vendosja strategjike që ka porti i Durrësit.
Z. Qirici në fjalën e tij u shpreh se “Përsa i përket parashikimeve për rritjen e transportit të mineraleve, ne kërkojmë që strategjia e portit të jetë që këto material të vijnë në port me konteinerë në mënyrë që të minimizohet sa më tepër ndotja e portit dhe impakti negativ që ka në qytet”.