Autoriteti Portual Durrës merr pjesë në takimin e pestë te partnerëve të projektit “TREASURE” nga programi Interreg EURO-MED.
Autoriteti Portual Durrës, përmes Njësisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar, mori pjesë në takimin e partnerëve të projektit TREASURE, ku u diskutuan rezultatet e para të testimit të zgjidhjeve inovative kundër ndotjes në porte.Në vijim do të zhvillohen fushata sanimi në portet pjesëmarrëse për monitorimin e cilësisë mjedisore dhe vlerësimin e masave të zbatuara, bazuar në qasjen e Linjave të Evidencës (LOE).
Takimi përfshiu prezantimin e teknologjive të reja dhe një seminar për transferimin e njohurive mbi modelin e qeverisjes dhe mjetet e monitorimit mjedisor.
Angazhim për porte të gjelbra dhe mbrojtjen e mjedisit detar.
