Takimi me repartin PMNZSH . Prefekti i Qarkut dhe Drejtori i Përgjithshëm i APD-së falenderojnë trupën zjarrfikëse
Forcat e repartit zjarrfikës të Autoritetit Portual Durrës, kanë kontribuar me punën e tyre përgjatë ditëve të reshjeve intensive dhe tërmetit, në mbështetje të situatës emergjente të krijuar në qytet. Prefekti i qarkut të Durrësit, Roland Nasto, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm Ekzekutiv të APD-së , Pirro Vengu, vizituan mesditën e së hënës repartin zjarrrfikës dhe u takuan me drejtues dhe punonjës të këtij reparti. Z. Nasto falenderoi përzemërsisht punonjësit e repartit zjarrfikës të APD-së, në emër të institucionit të Prefektit , të cilet së bashku me zjarrfikësit e qytetit punuan intensivisht për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve. Punonjësit dhe drejtuesit e repartit të PMNZSH-së morën falenderime nga Drejtori i përgjithshëm i APD-së për punën e bërë, i cili shprehu gatishmërinë e tij ndaj institucionit të Prefektit për bashkëpunim në të mirë të qytetit dhe komunitetit.