Terminali i trageteve datë 17-18 korrik 2021/ 19 korrik 2021

8661 udhëtarë kanë mbërritur gjatë dy ditëve të fundit me tragete në portin e Durrësit, duke shënuar një rritje të ndjeshme në krahasim me javët pararendëse.

Bashkë me punonjësit e kompanisë konçesionare AFTO në pritjen e udhëtarëve janë përfshirë edhe punonjësit e Policisë Kufitare, Doganës dhe ata të Forcës së Sigurisë Portuale.

Gjithashtu, 2262 makina, 245 kamionë dhe 19 trailerë kanë mbërritur me traget gjatë fundjavës. Drejt brigjeve Italiane, kanë udhëtuar 1719 pasagjerë, 406 automjete, 247 kamionë si dh 14 trailerë.

Mësohet se edhe numri i lundrimeve të trageteve dhe pasagjerëve, po rritet gradualisht.