Përfaqësues të KFOR-it zhvilluan sot takim me Drejtorin e Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit Portual Durrës, z. Pirro Vengu. Pjesë e delegacionit ishte dhe ambasadori i Kosovës në Tiranë, z.Nait Hasani dhe Atasheu ushtarak pranë kësaj Ambasade, z. Bashkim Shillova. Z. Vengu pas fjalës mikpritëse, nënvizoi gatishmërinë e e Autoritetit që ai drejton për vijimësinë e bashkëpunimit me strukturat e KFOR-it, me qëllim përmirësimin e mëtejshëm mbi menaxhimin e integruar të kufirit dhe koordinimin më efikas të agjencive ligjzbatuese në hapësirat portuale.
Gjatë takimit grupi prej 11 ushtarakësh, i cili drejtohej nga kol. Markus Hofler, u informua mbi kapacitetet dhe mënyrën e funksionimit të portit më të madh të vendit. Specialistët portualë kanë bërë të njohur kushtet e sigurisë dhe projektet e afërta që do të zbatohen në hapësirën portuale. Në Takim morri pjesë edhe komandant i Grupit të dytë Patrullues në Forcën tonë Detare, Edison Hoxha. Pas bisedës informuese , ushtarakët e KFOR-it zhvilluan një vizitë në Terminalin e Mallrave Gjenerale të portit.