Afro 855 mijë udhëtarë me mbi 180 mijë autovetura gjithsej kanë preferuar të lundrojnë me tragete nga porti i Durrësit drejt porteve të Italisë dhe anasjelltas gjatë vitit 2018.
Sipas të dhënave vjetore nga Sektori i Statistikave në APD, tragetet në vitin 2018 kanë kryer 1010 lundrime gjithsej, ose vetëm 2 lundrime më pak se sa në vitin 2017.
Numri i kamjonëve dhe trajlerave me mallra eksport-importi, që kanë shfrytëzuar tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim arrin në mbi 76 mijë gjithsej.
Gjatë vitit 2018 kanë udhëtuar me tragete mbi 250 mijë shtetas të huaj, ose 10 përqind më shumë se sa në vitin paraardhës.