Përfundoi me sukses trajnimi 4 ditor në fushën e sigurisë, realizuar nga trajnerë të doganave franceze me 25 punonjës të strukturave operative të Doganës, Policisë Kufitare dhe efektivë të Sigurisë Portuale Durrës.
Këtë trajnim e përshëndeti ditën e enjte dhe Ambasadorja e Francës në Tiranë, Elisabeth Barsacq dhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, të cilët vlerësuan bashkëpunimin e strukturave që operojnë në shërbim të sigurisë dhe mbrojtjes së kufirit në këtë pikë të rëndësishme të hyrjes në vendin tonë.
Trajnimi teorik dhe praktik kishte në fokus teknikat e kontrollit të territorit portual si dhe sistemet teknologjike të vrojtimit dhe analizës për parandalimin e aktiviteteve të paligjshme, veçanërisht në sektorin e transportit të kontejnerëve.