Në kalatat e portit sot paradite po përpunohen tre anije me mbi 13.000 ton grurë gjithsej.
Tre brigade me punonjës dhe 6 elektrovinça janë angazhuar në pro[esin e shkarkimit, së bashku me një grup kamjonësh që po kryejnë evadimin drejt magazinave jashtë territorit portual.
Anijet “Modulus 1”,”Nevado 34” dhe “Firat” janë ankoruar përkatësisht në kalatat 1, 4 dhe 5 në Terminalin e Mallrave Gjenerale, që njihet si Terminali Perëndimor.
Gjatë 9-mujorit të parë të këtij viti në portin e Durrësit janë shkarkuar afro 105 mijë ton grurë nga importi. Gjatë ditës pritet të mbërrijnë në port 5 anije me mallra, ndërsa 2 të tjera ndodhen tashmë në radën portuale. Nga këto anije do të përpunohen afro 20 mijë ton mallra eksport-importi dhe 200 kontejnerë