Veliera “Sea Cloud me 40 turistë të huaj, përsëri në Durrës

Sot në mëngjes në kalatën 4 të portit të Durrësit u akostua veliera “Sea Cloud” me 40 turistë të huaj në bord.

Nga të dhënat e  agjencisë së lundrimit “Intermed Shiping” mësohet se 35 prej tyre janë turistë nga SHBA, ndërsa të tjerët nga Gjermania, Britania e Madhe dhe Hondurasi.

Veliera me flamur maltez dhe me gjatësi 110 metra kreu sot lundrimin e saj të pestë për këtë sezon turistik drejt Durrësit.

Nga të dhënat e Qendrës së Informacionit në Autoritetin Portual Durrës mësohet se veliera “Sea Cloud” ka lundruar gjatë natës së kaluar nga Korfuzi (Greqi) drejt Durrësit, ndërsa pas një qëndrimi 10 – orësh do të vijojë udhëtimin drejt Dubrovnikut (Kroaci).

Sezoni i anijeve turistike drejt Durrësit nuk përfundon sot.

Në kalatat e portit më të madh të vendit deri në fund të muajit nëntor do të akostohen edhe kroçerat “Nautica”, “Sirena” dhe “Amera”.

v001_copy_1
v002_copy_1
v005_copy_1
v003_copy_1
v004_copy_1
v006