Veprimtaria e Qendrës së  Ekselencës për Çështjet Detare (CEMA) në një vit

Janar-dhjetor 2024

– 243 punonjës të trajnuar ose 54.5 % të stafit;

– pjesëmarrje në 7 konferenca dhe 3 workshopendërkombëtare;

– 24 trajnime kombëtare të zhvilluara me tematika si:

– · Legjislacioni dhe standardet ndërkombëtare;

– · Siguria kibernetike dhe menaxhimi i informacionit;

– · Kapacitetet e Burimeve Njerëzore;

– · Inxhinieria dhe teknologjia e avancuar në fushën e detarisë;

– · Menaxhimi i krizave, sigurisë dhe shëndetit në punë.

Qendra e Ekselencës për Çështjet Detare (CEMA), prejkatër vitesh është një pikë referimi për palët e interesuara te Detarisë Shqiptare dhe të Evropës Jug-Lindore, duke ofruar shërbime në lidhje me ndërtimin e kapaciteteve, zhvillimin e aftësive profesionale, punësimin e të rinjve në industrinë detare dhecertifikimeve, duke shërbyer si një qendër inovacioni përintegrimin e kapaciteteve publike dhe private drejtzbatimit digjital, automatizimit dhe aplikimit tëinteligjencës artificiale në problemet detare dhelogjistike.

Objektivat Kryesore

1. Ngritja e kapaciteteve në transportin dhendërlidhshmërine detare dhe sigurimin e trajnimevepërkatëse; të kthehet një qendër e ekspertizës përndërlidhshmërine dhe çështjet detare.

2. Zhvillimi, miratimi dhe azhornimi i KuadritRregullator përkatës (përfshirë edhe acquis të BE-së) për çështjet detare, konektivitetin dhe fushat e lidhura me të , në përputhje me protokollet(konventat e IMO-s, Memorandumi i Parisit, Memorandumi i Tokios, etj.) dhe praktikat më tëmira ndërkombëtare. Një instrument kryesor për tëarritur këtë do të jetë koordinimi me Sekretariatin e Komunitetit të Transportit për krijimin e një Plan-Veprimi Rajonal dhe Udhërrëfyesi për transportinujor në BallkaninPerëndimor.

3. Të shërbejë si një Qendër Inovacioni në njëmarrëveshje me shumë aktorë e shumë nivele, duke siguruar një platformë të përshtatur kërkimoredhe bashkëpunimi midis institucioneve të qeverisjesqëndrore, institucioneve të qeverisjes lokale, akademisë, grupeve kërkimore të studimit dhepalëve të tjera të interesit në Shqipëri dhe nëEvropën Jug-Lindore. 

CEMA vepron si një përkrahës i transportit detar nëmekanizma të ndryshëm, të tilla si Komiteti Shtetërorpër Masat e Lehtësimit të Tregtisë dhe do të mbështesëzbatimin e politikave fiskale.

Themelues i CEMA është APD dhe partnerëtmbështetës janë UAMD dhe CDI , të cilët do tëbashkëpunojnë me përkrahjen e Sekretariatit tëPërhershëm të Komunitetit të Transportit (“TCPS”) dheMinistrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë sëShqipërisë(“MIE”).