Në ambientet e Autoritetit Portual Durrës është zhvilluar ditën e sotme testimi për 3 vendet e shpallura vakante pranë Forcës së Sigurisë Portuale
Pas shpalljes se pozicioneve, 11 aplikante kanë dorëzuar dokumentacionin pranë Burimeve Njerëzore të APD-së, ndërsa 9 prej tyre janë paraqitur sot në testimin e zhvilluar
Pjesë e Komisionit të Vlerësimit për Aplikantët kanë qenë Kreu i Autoritetit Shtetëror të Sigurisë, Drejtori i Burimeve Njerëzore të APD-së, Oficeri i Sigurisë së Portit, Specialist i Autoritetit Shtetëror të Sigurisë dhe Specialist i Burimeve Njerëzore pranë APD-së
3 nga 9 zonjat që ju nënshtruan testimit me shkrim dhe gojë, pas vlerësimit të provimeve do të shpallen fituese dhe do të bëhen pjesë e FSPD-së
Autoriteti Portual Durrës falenderon aplikantët që u bënë pjesë e procesit transparent dhe ju uron suksesese punonjësve(femra) të ardhshme të FSPD-së