13 mijë ton mallra po përpunohen në portin e Durrësit. 33 mijë ton mallra dhe 379 konteinerë priten të përpunohen në ditët në vijim. 13 janar 2014

Tre anije me rreth 13.231 ton mallra po përpunohen sot në portin e Durrësit, ndërkohë që në radë dhe në pritje janë 8 anije me mbi 33.497 ton mallra dhe 379 konteinerë.

Sipas burimeve nga dispeçeria e portit, puna ka filluar intensivisht nga grosistët shqiptarë. Në kalatat nr 1 dhe 2 vazhdon proçesi i shkarkimit nga anija “Soumaya J” me 3.300 ton superfosfat dhe 3.531 ton melaminë nga anija “Olma”. Menjëherë pas përfundimit të shkarkimit të melaminës, anija “Olma” do të pozicionohet në kalatën nr.5, shtuan burimet e dipecerisë, për të ngarkuar 5.750 ton çimento me paleta, prodhuar nga “Antea Çement” në Fushë Krujë, e me destinacion portin e Bengazit (Libi).

Edhe në kalatën nr 10, anija “Eviacement III”, po ngarkon aktualisht 6400 ton çimento për eksport drejt Bengazit, duke e çuar në 15.150 ton sasinë e çimentos “made in Albania”, porosi e sipërmarrësve të huaj.

Sipas të njejtave burime, në radën e portit presin rradhën për t`u ankoruar anija “Avior”, e cila do të shkarkojë 2.992 ton grurë në siloset pranë kalatës nr.5 dhe direkt në kamionet e firmës pritëse “Bloja Sh.a”, porosi e grosistëve shqiptarë të miellit.

Gjatë ditëve në vazhdim në portin e Durrësit do të mbërrijnë gjashtë anije të tjera, dy anije do të shkarkojnë 20.000 ton qymyr për llogari të firmës “Antea Çement”, dhe një tjetër do të shkarkojë 3.300 ton grure rifuxho në kalatën nr.5. Tre anije të tjera do të shkarkojnë 379 kontejnerë me mallra të ndryshme, ndërsa priten të vij se shpejti edhe një anije me përkatësisht 1.455 ton bërsi soje.

Raporti ditor i Anijeve të Transportit

Zgjidhni datën:

Raporti ditor për datën: 13/01/2014 – Përditësimi i fundit: 13.01.2014 -ora 11:32 (UTC+1)

Anije ne port

Anija Paketim i Malli Sasia Eksport/Impo rt Agjensia Operator i Kalata Ora e Akostimit ET D
Soumaya J Rifuxho Superfosf at 3300 To n Shkarkon Albnavigation Egnatia 1 Kalata 1 10/01/2014- 10:45
Eviaceme nt III Rifuxho Ҫimento 6400 To n Ngarkon Alba Transport EMS APO Kalata 10 12/01/2014- 08:15
Olma Lidhje Melamine 3531 To n Shkarkon Beni Impex ASC Kalata 2 11/01/2014- 20:40

Anije ne radë

Anij a Paketim i Malli Sasia Eksport/Impo rt Agjensi a Operator i Plani i Akostimit TOA Informacio n
Avio r Rifuxho Grur ë 2992 To n Shkarkon Erled Egnatia 1 Kalata 5 13/01/2014- 07:30  

Anije në pritje

Anija Paketi mi Malli Sasia Eksport/I mport Agjensia Operatori Plani i Akostimit ETA Informacion
Iris Halo Rifuxho Qymyr 20000 Ton Shkarkon Alba Transport EMS APO Kalata 11 13/01/2 014-  
Little Ann Rifuxho Grurë 3300 T on Shkarkon Intico Egnatia 1 Kalata 2 14/01/2 014-  
Ëarno ë Belug a   Konteni ere   Konteni ere   139 Pc s   Shkarkon   Gala   Terminali i Konteinerëve   Kalata 6   14/01/2 014-  
Olma Paleta Ҫiment o 5750 T on Ngarkon Alba Transport ASC Kalata 2 13/01/2 014- Anija ndodhet ne kalaten 2
Frojdi II Rifuxho Bërsi soje 1455 T on Shkarkon Vital Egnatia 1 Kalata 5 14/01/2 014-  
Jork Valian t Kontein er Konteni ere 150 Pc s   Shkarkon   Pelikan Terminali i Konteinerëve   Kalata 6 18/01/2 014-  
Meda zov Rosa Kontein er Kontein er   90 Pcs   Shkarkon   Pelikan Terminali i Konteinerëve   Kalata 6 17/01/2 014-