Gratë janë pjesë integrale dhe thelbësore e fuqisë punëtore detare, duke kontribuar në suksesin e linjave të transportit, porteve, shërbimeve në det dhe më tej.
Në kuadër të këtij kontributi në profilet e shumta të detarisë në të cilat gratë angazhohen Këshilli Ndërkombëtar i Organizatës Detare (IMO) ka vendosur që në 18 majin e çdo viti të celebrohet “Dita Ndërkombëtare për Gratë në Detari”, si një anëtar i IMO që prej vitit 1993 Porti i Durrësit i është bashkuar kësaj nisme.
Eventi i parë në përurimin e “Ditës Ndërkombëtare të Grave në Detari” do të mbahet në vitin 2022.
Kjo ditë celebron gratë të cilat angazhohen në industrinë detare dhe ka për qëllim të promovojë rekrutimin dhe punësimin e qëndrueshëm të grave në sektorin detar, ngre profilin e tyre në detari, forcon angazhimin e IMO ndaj barazisë gjinore si objektivi i pestë i zhvillimit të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara dhe mbështet fuqishëm adresimin e mungesës së ekuilibrit aktual gjinor në sektorin detar.
Shtetet Anëtare të IMO, industria detare dhe të gjithë aktorët e tjerë janë ftuar të promovojnë dhe celebrojnë “Ditën Ndërkombëtare për Gratë në Detari” në një mënyrë sa më gjithëpërfshirëse dhe domethënëse.
Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të IMO Kitack Lim mbi këtë event:
‘Kjo ditë për gratë në detari do të çojë përpara përpjekjen për të arritur SDG 5 mbi barazinë gjinore ndaj është edhe hapi i duhur për tu ndërmarrë në vijim të iniciativës së vitit 2019 përfuqizimin e grave në detari dhe rezolutën e Asamblesë të miratuar në vitin 2019. Jam shumë i kënaqur që shtetet anëtare të IMO i janë bashkuar thirrjes për të arritur krijimin e një mjedisi sa më optimal dhe pa pengesa për gratë në detari, në mënyrë që të gjitha gratë të mund të përfshihen plotësisht, në mënyrë të sigurt dhe pa kushte në aktivitetet e komunitetit detar, duke përfshirë këtu edhe ndërtimin e anijeve.”
Si lindi “Dita Ndërkombëtare e Grave në Detari”?
Propozimi për krijimin e një Dite Ndërkombëtare për Gratë në Detari u aprovua nga Komiteti i Bashkëpunimit Teknik IMO (TC) në Shtator 2021 dhe më pas u miratua nga Këshilli IMO në nëntor 2021.
Propozimi për krijimin e një dite ndërkombëtare për gratë në detari u adresua për herë të parë nga Komiteti i Bashkëpunimit Teknik IMO (TCC) në Shtator 2021 pas celebrimit të Ditës Botërore të Detarisë 2019 me fokus “Fuqizimin e grave në komunitetin detar”. Propozimi mori mbështetje të gjerë nga Komiteti i Bashkëpunimit Teknik TCC në përcjelljen e propozimit në Këshill.
Sot, gratë përfaqësojnë vetëm 1.2% përqind të fuqisë punëtore globale në industrinë detare sipas raportit të fuqisë punëtore në detari BIMCO/ICS 2021. Kjo dikton një prirje pozitive në ekuilibrin gjinor, me raportin që vlerëson 24.059 gra të cilatshërbejnë në industrinë detare, çka reflekton një rritje prej 45.8% në krahasim me raportin e vitit 2015.
Brenda kornizës së zhvillimit detar, dhe përmes programit të sajpër gratë në detari, nën sloganin “trajnim-njohje-promovim”, IMO ka ndërmarrë një qasje strategjike drejt përmirësimit të kontributit të grave si palë kryesore interesi në detari. Organizata Detare deri më tani ka mbështetur pjesëmarrjen e grave në të dy pozicionet si me bazë në breg dhe në det.
Asambleja e IMO u mblodh për seancën e saj të 32-të në datat 6-15 Dhjetor ku dhe miratoi nëpërmjet një rezolute datën 18 maj të cdo viti si “ Ditën Ndërkombëtare të Grave në Detari“, si një iniciativë e cila do të vijojë të mbështesë gratë në industrinë detare në vitet në do të pasojnë.