Gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti tragetet nga porti i Durrësit kanë kryer 538 lundrime gjithsej, ose 58 më pak se 7-mujori i parë i vitit të kaluar.
Shifrat operative të 7-mujorit 2015 janë bërë të njohura nga Sektori i Statistikave të APD-së, sipas të cilit automjetet e mëdha kanë transportuar me tragete mbi 443 mijë ton mallra, ose afro 12 mijë ton më shumë se sa në 7-mujorin e parë të vitit 2014. Këto shifra janë 3 përqind më të larta se sa e njejta periudhë e vitit 2014.
Përveç 310 mijë udhëtarëve, tragetet e linjave të Barit, Ankonës, Brindizit dhe Triestes kanë transportuar gjithashtu 54.759 autovetura, 34.411 kamjonë dhe 3.436 trajlerë.
Numri i kamjonëve që kanë lëvizur me tragete në këto 7 muaj ka qenë 4 përqind më i lartë se sa në 7-mujorin e vitit 2014, ndërsa ka patur një rënie prej 20 përqind në numrin e përgjithshëm të trajlerave.