Hapësira portuale ndriçohet nga 739 projektorë, që sigurojnë kushte normale për veprimtarinë përpunuese të anijeve dhe trageteve, si dhe për sigurinë në punë.
Territori tokësor prej 65 ha aktualisht ka 66 kulla ndriçimi me 25 metra lartësi, si dhe 13 të tjera nga 30 mt, që janë instaluar në sheshet e përpunimit të kontejnerëve dhe në terminalin e trageteve dhe udhëtarëv
Gjatë muajve të fundit është rikonceptuar sistemi i ndriçimit dhe ai i furnizimit me energji elektrike në pjesën lindore të portit.
Ndërtimi i një kabine të re me transformator 1000 kVA mundëson punën
normale për 7-8 elektrovinça në kalatën 10 dhe në kalatën lindore
njëkohësisht.
Në të njejtën periudhë në kuadër të realizimit të dy projekteve për infrastrukturën në hyrjen nr 4 dhe në rrugën e re pranë godinës së doganës janë shtruar rreth 3 mijë metra kabëll me seksion 3 x 120 + 50 mm. Sipas projekteve, në këto rrugë janë instaluar edhe ndriçues pune dhe ndriçues dekorativë.
Në hapësirën protuale aktualisht funksionojnë 11 kabina të transformimit elektrik, që sigurojnë në disa rrugë furnizimin me energji të të gjithë territorit portual, që ndahet në terminalin Perëndimor, atë të Kontejnerëve, të Trageteve, dhe në terminalin Lindor.
Porti i Durrësit, një nga më të hershmit e Evropës në detin Adriatik përbën një nga kryeurat ballkanike të komunikimit mes lindjes dhe perëndimit. Në Durrës përpunohen kontejnerë, si dhe të gjitha llojet e mallrave të tjera, minerale, çimento, artikuj ushqimorë, etj. Një nga shërbimet më të rëndësishme është ai i transportit të udhëtarëve, që realizohet në Terminalin e ri të trageteve.