Angazhimi i Repartit të PMNZSH-së në Portin e Durrësit gjatë 2020/ 26 janar 2021

Në shërbim të Portit dhe komunitetit

Forcat dhe automjetet zjarrfikëse të APD-së, edhe gjatë vitit të kaluar, kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm për përballimin e situatave të vështira, që janë krijuar nga zjarret apo nga përmbytjet në territorin e bashkive të qarkut të Durrësit.

Mjetet zjarrfikëse, janë angazhuar për më shumë se 250 orë pune në përpjekje për shuarjen e zjarreve në njësi të ndryshme administrative të bashkive Durrës, Shijak dhe Krujë.

Për 258 orë, sipas kërkesës së Prefektit të qarkut dhe bashkive kanë punuar edhe pompat thithëse të këtij Reparti në ndihmë të banorëve në bashkitë e qarkut.

Forcat e PMNZSH-së në APD, kanë kryer me devotshmëri edhe detyrat brenda territorit të portit më të madh të vendit, duke angazhuar mjetet zjarrfikëse në më shumë se 44 orë dhe ato të pompave thithëse në mbi 32 orë.