Porti i Durrësit ka veçori thelbësore dalluese ndaj Porteve të tjera të vendit. Kjo jo vetëm për nga madhësia, buxheti dhe volumi i punës së kryer, jo vetëm nga forma “Autoritet Portual” e zgjedhur për menaxhimin e tij, por edhe nga struktura pronësore dhe e vendimmarrjes. Bazuar në Studimet e bëra me Partnerë ndërkombëtarë dhe Masterplanin e vitit 2009, ai po i nënshtrohet gradualisht një tansformimi të thellë strukturor: shndrrimit nga Port Operimi e Shërbimesh drejt një Porti “zotërues e administrues territori” (Landlord).
Këtij objektivi të shpallur strategjik të qeverisë shqiptare, i janë referuar edhe nismat për privatizimin e ndodhura në vitet e fundit, përmes kontratave të Koncesionit. Këto të fundit hynë fuqi në mënyrë të njëpasnjëshme dhe në një kohë të shkurtër.
Për
rrjedhojë, viti 2014 shënon të parin vit
kur gati 4/5 e volumit të mallrave të përpunuara në këtë Port realizohen nën
menaxhimin direkt të Kompanive Koncesionare, ndërsa terminali publik mbulon
vetëm diferencën.
Ky tjetërsim strukturor, ka imponuar edhe një transformim të thellë të menaxhimit të përgjithshëm të Portit duke shtyrë Autoritetin Publik që, në masën që ai tërhiqet nga operimi dhe shërbimet -të fokusohet më mirë në rregullimin dhe monitorimin e kësaj marrdhënie, duke garantuar vazhdimësinë e shërbimit cilësor ndaj klientave (pritësve të mallit dhe anijeve) por dhe siguruar një fluks të ardhurash që garantojnë rolin e APD si organizatë publike -nga ana tjetër.
Përgjatë vitit 2014 APD ka bërë çdo përpjekje për të realizuar objektivat kryesore që burojnë nga ky kontekst. Natyrisht objektivi kryesor mbetet:
Duke ditur që në kushtet e reja Post-Koncesionim, ky objektiv final kalon patjetër nëpërmjet një qasje të re menaxhuese, në të cilën roli i APD riformatohet e përshtatet, objektiva po aq të rëndësishme për ne kanë qenë edhe:
Nga ana tjetër, rekrutimi i stafit të ri zevendesues ka shfaqur e në disa raste vazhdon të shfaqë probleme.
9 Mbështetja e Multimodalitetit dhe intermodalitetit të Transportit, si qasje të domosdoshme për të shërbyer më mirë ekonominë, racionalizuar burimet e vendit dhe rritur konkurrueshmërinë. Ky qëndrim ka dilemën e vet të cilën ne vendosëm ta marrim në dobi të multimodalitetit. Sepse ndërkohë që psh i hapim hekurudhës frontin e rëndësishëm të transportit të skrapit, ne shohim që treni i heq terminalit perëndimor disa volume prokatesh metalike, të cilat duke ardhur me tren nuk mbërrijnë atje ku APD ka leverdinë maksimale.
***
Pikërisht tek drejtimet e mësipërme duhen kërkuar edhe arritjet kryesore të APD për 2014. Edhe
pse proceset e mësipërme shtrihen në kohë dhe kolaudimi i tyre nuk kufizohet
brenda një viti, për vitin që mbyllëm ne mund të nënvizojmë disa arritje:
Përjashtim siç thamë, bëjnë treguesit volumorë të terminalit të kontainerëve. Numuri i TEU të përpunuara për 2015 (99 350 TEU) ishte vetëm 91% e atyre të vitit 2013 (109 054 TEU). Kjo rënie është bërë disa herë objekt analize në APD dhe arësye kryesore mbetet dobësia e koncesionarit në kapacitete teknike përpunuese (vinça), vonesat në riparimin e vinçave të marra me qera nga APD, si dhe ndërprerjet e herëpas-herëshme të operimit për këtë shkak.
Sikur Porti të vazhdonte të mblidhte tarifat me kushtet e
paraprivatizimit, shuma totale e të ardhurave do ishte 3,148,795,000 lek pra
60% mëe lartë nga ekzistuesja. Sidoqoftë, fakti që niveli faktik i të ardhurave
të mbledhura përbën 98.7% të vlerës së synuar si objektiv, tregon se mbetet
ende për të bërë. Nga ana tjetër, është bërë kujdes i veçantë me Shpenzimet, që ato të mos rriten mbi
rritjen e të ardhurave. Megjithatë shifra prej 75% e realizimit të tyre edhe
pse i ka shërbyer konsolidimit financiar të APD, flet për pamjaftueshmëri në
punën lidhur me kryerjen në kohë e në cilësi të shpenzimeve të nevojëshme.
Në rezultante ruajtja e kësaj balance mes të ardhurave e shpenzimeve është pasqyruar në një rritje të fitimit neto prej 33.4% ndaj atij të 2013. Ndërsagjendja e Cash Floënë fund tëvitit 2014 u rrit me 29.3 % ndaj fundvitit 2013.
6. Lidhur me realizimin e Investimeve të planifikuara, puna jonë si menaxherë dhe administratë e APD është krejt e pamjaftueshme dhe shfaq dobësi të dukshme në disa aspekte: në atë të mungesës së profesionalizmitdhe aftësisë në planifikim të saktë të të gjitha elementëve që garantojnë zbatim, të dobësive e neglizhencës në vetë procesin e zbatimit, të qëndrimit të rezervuar, frikës nga gabimet e si rrjedhojë mungesës së vendimmarrjes, etj. Natyrisht viti 2014, ka edhe ndonjë shpjegim të natyrës objektive, siç është vonesa në llogaritjen dhe hyrjen në fuqi të Plan-Biznesit, për shkak të një metodologjie që zbatohej për here të parë, përqëndrimi për afro gjysëm viti e personelit dhe dokumentacionit tek auditet e njëpasnjëshme nga Ministria dhe KLSh, etj.
Vlen të shënohet se rruga drejt performancës së synuar, ka kaluar përmes barrierave të tjera të jashtme. E para, barierë ka të bëjë me faktin që pala Publike në procesin e zhvillimit të Portit, por sidomos në marrdhëniet Portuale PPP nuk është unike por e fragmentuar. Ndonjëherë ajo nuk është as qartësisht e përcaktuar –së paku në optikën e partnerit privat, c’ka kërkon një koperim të brendshëm, pra brenda komponentëve të palës publike, para se të dilet në qëndrimin ndaj të tretëve. Kjo përvecse shpenzim kohe është edhe një burim friksionesh të kuptueshme, ku gjithashtu shpenzohen energji.
E dyta, duhet të pranojmë se viti 2014 ka kaluar përmes një atmosfere të tensionuar marrdhëniesh mes palës publike dhe Kontraktorëve privatë. Atmosfera e përgjithëshme kritike ndaj Koncesioneve si frymë e para dhe pas zgjedhjeve politike, difektet e konstatuara dhe raportuara nga vetë APD në praktikën e punës, si dhe nënvizimet e organeve të auditit dhe kontrollit për parregullsi në formulimin dhe zbatimin e këtyre kontratave etj., janë ndjerë edhe në marrdhëniet tona me Koncesionarët. Kjo ka sugjeruar që ne të ruajmë një qëndrim të ftohtë, të distancuar madje një komunikim të tendosur mes palëve, ku mbikqyrja e monitorimi i ashpër ka pretenduar të zëvendësojë gjithshka tjetër të nevojëshme si besimin, kooperimin, shkëmbimin e hapur të mendimit profesional dhe partneritetin reciprok -si rrugë për rritjen e rezultatit.
Veçori e tretë e periudhës ne fjalë, ka të bejë me kohën e zgjatur gjatë së cilës APD ka qenë nën process kontrolli nga ekipe auditimi. Qysh nga Nëntori 2013 e deri në Maj 2014 APD ishte praktikisht nën auditim, proces ky që angazhon vemendjen dhe energjitë e stafit, dokumentacionin, si dhe krijon një klimë tërheqje e mungese inisiative.
Objektivat dhe sfidat e APD për 2015
Faktori i sipërpërmendur i fragmentimit të Palës Publike dhe nevoja për të ndarë rast pas rasti, qëndrimin dhe vendimmarrjen, merr rëndësi të veçantë edhe në një aspekt praktik: aspektin e Planifikimit të Performancës dhe Zhvillimit të Portit. Nuk mund të bëhet një planifikim i saktë i drejtimeve dhe burimeve të zhvillimit pa njohur vendime të tilla strategjike, vendimmarrja e të cilave qëndron jashtë APD, si: c’do ndodhë me Masterplanin ekzistues, Ç’vendim kemi për privatizim terminalesh apo zonash të reja, Ç’qendrim ka ndaj Koncesioneve qe kanë shfaqur ose shfaqin probleme, etj., si zgjidhet kontradikta mes shndërrimit të APD në “landlord” – pra zhveshjes së tij nga operacionet dhe shërbimet) nga njëra anë, dhe mbajtjes së pajisjeve të rënda (vinça, reachstakera) nga ana tjetër.
Me këtë kushtëzim, APD është përpjekur të bëjë gjithshka i lejon pozicioni i saj, që të fiksojë një vizion të qartë e ambicioz për vitin 2015.
Slogani ynë do të jetë:
“Angazhuar
me partnerët tanë, për një rritje të qëndrueshme e operim të sigurt, me respekt
për mjedisin dhe komunitetin”.
OBJEKTIVAT e APD për vitin 2015 janë vazhdim I drejtimeve themelore të punës për vitin e kaluar dhe në përgjithësi ngrihen si nevojë për ti konsoliduar arritjet e deritanishme.
Objektivat kryesorë të performacës volumore dhe asaj ekonomiko-financiare të APD për vitin 2015 janë edhe më ambicioze duke synuar një rritje prej gati 22% të volumeve të mallrave të përpunuara, një rritje prej 7 % të të ardhurave nga operacionet portuale dhe një 5-6 fishim të investimeve ndaj nivelit të realizuar në 2014.
Ndërsa shqyrtimi
i plotë i targeteve, si dhe faktorëve dhe argumentave të rritjes gjendet në
draftin e Plan Biznesit 2015, që APD po i propozon së shpejti për miratim
Këshillit Drejtues të APD.
Shënojmë se ky është i dyti Plan Biznesvjetor i APD i cili për shkak të strukturës ligjore-kontraktore e operacionale të Portit të Durrësit prodhohet përmes një bashkëpunimi direct me ekipet programuese të koncesionarëve. Plani është gjithashtu një përpjekje për të përfshirë e harmonizuar në të edhe interesat e partnerëve, kontraktorëvedheagjensive private me të cilat APD bashkëpunon dhe puna e të cilëve ndikon zinxhirin e performancës.
Hartimi i këtij Plan Biznesi pra,është bazuar në treguesit ekonomiko- financiarë të vitit 2014, në propozimet e ardhura nga prognoza e operatorëve të terminaleve dhe në analizën e mundësive dhe faktorëve të rritjes në 2015.