APD: Dy drejtues të rinj për drejtoritë e Burimeve Njerëzore e Promocionit si dhe atë Teknike e të Zhvillimit – 10 Shtator 2019
Dy drejtues të rinj janë emëruar ditët e fundit në drejtimin e dy Drejtorive të rëndësishme të Autoritetit Portual Durrës APD.
Ndryshimet synojnë rritjen e efiçencës së menaxhimit; arritjen e objektivave sa më të larta të veprimtarisë së APD-së dhe realizimin e projekteve të rëndësishme.
Marsida Demiri (Tabaku) është emëruar Drejtore e Burimeve Njerëzore dhe Promocionit në Drejtorinë Ekzekutive të APD. Ajo është diplomuar në Fakultetin juridike. Znj. Demiri ka një përvojë 10-vjeçare në administratën shtetërore, ndërsa prej më shumë se 1 viti ka kryer detyrën e Përgjegjëses së Sektorit në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit të Karrierës në APD. Rafaelo Rexho është emëruar këto ditë në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Teknike e të Zhvillimit në Drejtorinë Ekzekutive të Autoritetit Portual Durrës. Z. Rexho është diplomuar në Arkitekturë, zotëron tre gjuhë të huaja dhe ka një ekperiencë 9-vjeçare në fushën e Arkitekturës dhe Inxhinierisë Civile. Pas disa viteve përvojë në Bashkinë e Durrësit, ai ka punuar si Përgjegjës I Sektorit të Zhvillimit dhe Infrastrukturës në APD. Rafaelo Rexho do të drejtojë një prej shtatë drejtorive në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme Ekzekutive të Autoritetit Portual Durrës.
Dy drejtuesit e rinj kanë zëvëndësuar në detyrat përkatëse z. Kestrin Mataj dhe z. Redi Kodra.
znj.Marsida Demiri